Sonte në MAT: “LUFTË – NJË FAMILJE ME NJË SHTET” (PROMO)

Sonte në MAT: “LUFTË – NJË FAMILJE ME NJË SHTET” (PROMO)

Sonte në MAT: “LUFTË – NJË FAMILJE ME NJË SHTET” (PROMO)

Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, fshati Prekaz u shndërrua në cakun e një prej operacioneve më brutale të regjimit serb. Dy mijë pjesëtarë të aparatit ushtarak e policor, të udhëhequr nga struktura të larta të sigurisë, ishin mobilizuar me urdhër nga Sllobodan Milloshevic, me një qëllim të vetëm: eliminimin fizik të familjes Jashari.

Sponsor 3M Express

Emisioni MAT sjell detaje ekskluzive dhe të panjohura nga aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka akuzuar në mungesë 35 eksponent të strukturave më të larta komanduese të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Dokumentari zbardh të vërtetën se si njësitë speciale të ardhura nga Serbia, përfshirë ato të udhëhequra nga famëkeqi Milorad Ulemek (“Legia”) dhe Goran Radosavljević (“Guri”), dështuan fillimisht t’i afroheshin kullave, duke detyruar komandën serbe të përdorë mjete të rënda blinduara, tanke dhe artileri kundër grave, fëmijëve e pleqve.

Dokumentari ka ekspozuar me fotografi, disa nga udhëheqësit e sulmit famëkeq serb në fillim marsin e 1998-tës

Në këtë dokumentar do të shihni si u drejtua operacioni nga ish-fabrika e municioneve dhe strukturat që u vunë në lëvizje nga Beogradi në Prishtinë. Rrëfimet ekskluzive të dëshmitarëve dhe pjesëtarëve të forcave serbe që dekonspiruan gjithë zinxhirin komandues të sulmit kriminal dhe zbardhin prapaskenat e sulmit tre-ditor mbi lagjen Jashari. Gjithashtu dëshminë e Shekip Fazliut, luftëtar e dëshmitar okular, që flet për sakrificën sublime të Jasharëve, që i dha jehonë luftës së UÇK-së dhe i solli lirinë Kosovës.

Një rrëfim tronditës për 59 jetët e humbura, përballjen e një familjeje me një shtet të tërë dhe dokumentimin e krimeve dhe brutalitetit të një aparati gjenocidial.

“LUFTË – NJË FAMILJE ME NJË SHTET”

 Sonte në Klan Kosova nga ora 22:10 në Klan Kosova!

Lexo edhe

Gjermania riafirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

Gjermania riafirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian

Demokratët drejt rikthimit në kontroll të Kongresit amerikan, fitore historike në disa shtete që i fitonte Trumpi

Demokratët drejt rikthimit në kontroll të Kongresit amerikan, fitore historike në disa shtete që i fitonte Trumpi

Ekspertja e NDI-së: Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje ka mangësi

Ekspertja e NDI-së: Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje ka mangësi

Sonte në MAT: “LUFTË – NJË FAMILJE ME NJË SHTET” (PROMO) | Momenti