Kryen tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, tre të arrestuar për mbi 60 mijë euro dëme

Kryen tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, tre të arrestuar për mbi 60 mijë euro dëme

Kryen tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, tre të arrestuar për mbi 60 mijë euro dëme

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për së paku tetë raste të vjedhjeve të rënda në banesa në Fushë-Kosovë.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar më 18 nëntor, pas një hetimi dymujor.

Të arrestuarit janë A.B., F.H. dhe M.K., të cilët dyshohet se gjatë muajve tetor dhe nëntor kanë kryer vjedhje, duke shkaktuar dëme materiale mbi 60 mijë euro.

“Gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026, personat e arrestuar dyshohet të kenë kryer vjedhje të rënda në banesa në Fushë Kosovë. Bazuar në vlerësimet fillestare, dëmi i përgjithshëm material tejkalon vlerën prej 60,000 eurosh, duke përfshirë para të gatshme, stoli ari, sende me vlerë, si dhe armën zyrtare të një zyrtari policor”, ka njoftuar Policia.

Ndërkaq, me urdhër të organeve të drejtësisë, policia ka kontrolluar katër lokacione, ku ka gjetur dhe sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë e dyshuar për përdorim në vepra penale, dy telefona, një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar si marihuanë, etj.

Ndërkaq, Policia bëri me dije se hetimet e mëtejme çuan policinë te një argjendari në lagjen Dardania në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura, me ç’rast pronari i saj është shoqëruar në stacion policor.

“Gjithashtu, në qytetin e Prizrenit është lokalizuar dhe sekuestruar një sasi tjetër ari”, u theksua në njoftim.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vjedhje të rëndë, posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve.

Me vendim të Prokurorit, të tre janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Klankosova.tv

Lexo edhe

LEX | 21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë epilogu gjyqësor i rastit të 83 kilogramëve heroinë – tre dënohen, dy lirohen nga akuza

LEX | 21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë epilogu gjyqësor i rastit të 83 kilogramëve heroinë – tre dënohen, dy lirohen nga akuza

“Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të paditurit?”

“Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të paditurit?”

Shqiptarët në Austri festojnë Ditën e Flamurit, organizohet festë me muzikë e valle

Shqiptarët në Austri festojnë Ditën e Flamurit, organizohet festë me muzikë e valle