Kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Grégoire për pritjen dhe i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Francës për Republikën e Kosovës.
“Me kryetarin Grégoire, i cili është një nga anëtarët e aleancës evropiane të kryetarëve të bashkive për banim (Mayors for Housing Alliance), biseduam për përvojat dhe mundësitë e ndërveprimit konkret. E njoftova për programin tonë të Banimit të Përballueshëm dhe Social që po zhvillohet, avancon dhe do të zgjerohet, sikurse për projektin e Banimit Social Adekuat, që do të shtrihet në 21 komuna gjithandej vendit”, tha kryeministri Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.

Tutje Kurti ka shtuar se, “jemi të interesuar që të forcojmë lidhjet me Parisin nëpërmjet bashkëpunimit praktik që i shërben qytetarëve tanë dhe që bashkon komunitetin kulturor, duke mirëpritur ekspozita, filma, ngjarje letrare e artistë nga kryeqyteti francez. Mërgata dhe profesionistët tanë kulturorë mund të jenë lehtësues të këtyre shkëmbimeve”.
Burimi: RTKLive




