Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen pas dështimit për arritjen e marrëveshjes për buxhetin

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen pas dështimit për arritjen e marrëveshjes për buxhetin

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen pas dështimit për arritjen e marrëveshjes për buxhetin

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, i ka ofruar dorëheqjen Mbretit Philippe, pasi koalicioni qeverisës nuk arriti marrëveshje për buxhetin e vitit 2027.

Sponsor 3M Express

De Wever u takua të hënën me mbretin në Pallatin Mbretëror në Bruksel, ku paraqiti dorëheqjen pas disa javësh negociatash të pasuksesshme mes pesë partive të koalicionit.

Megjithatë, Mbreti Philippe nuk e mori menjëherë vendimin për dorëheqjen, por e la atë në pritje dhe njoftoi se do të zhvillojë konsultime me udhëheqësit e partive të koalicionit.

Sipas transmetuesit publik VRT, mosmarrëveshjet lidhen kryesisht me mënyrën e përballimit të deficitit buxhetor, i cili arrin në rreth 10 miliardë euro.

Negociatat kanë ngecur prej javësh, ndërsa palët nuk kanë arritur të pajtohen për masat që duhet të ndërmerren për të siguruar kursimet e nevojshme.

De Wever kishte kundërshtuar mundësinë që vendi të hynte në vitin e ri me një buxhet të përkohshëm.

Sipas sistemit kushtetues belg, mbreti mund ta refuzojë dorëheqjen e kryeministrit ose ta mbajë vendimin në pritje, duke u dhënë partive më shumë kohë për të arritur marrëveshje.

Nëse dorëheqja pranohet, qeveria do të vazhdojë punën vetëm me kompetenca të kufizuara, deri në arritjen e një marrëveshjeje të re politike.

Një krizë e ngjashme ishte shfaqur edhe në fund të vitit 2025, kur qeveria kishte kërkuar të gjente rreth 10 miliardë euro kursime. Pas negociatave, koalicioni kishte arritur marrëveshje për kursime prej 9.2 miliardë eurosh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shiroka Pula pret ambasadorin francez, i shprehet përkushtimi i Kosovës për proceset integruese

Shiroka Pula pret ambasadorin francez, i shprehet përkushtimi i Kosovës për proceset integruese

Nxehen keq Nichi dhe Akili, përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Nxehen keq Nichi dhe Akili, përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Tusk i kërkon presidentit polak të konfirmojë gjyqtarët, ndërsa vazhdon kriza në Gjykatën Kushtetuese

Tusk i kërkon presidentit polak të konfirmojë gjyqtarët, ndërsa vazhdon kriza në Gjykatën Kushtetuese