KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët se do të nisë shkyçjen e menjëhershme nga rrjeti të të gjithë atyre që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara radhazi.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi publik, kompania ka bërë të ditur se ekipet e saj në terren tashmë kanë filluar zbatimin e masave ndaj konsumatorëve që nuk i kanë përmbushur obligimet financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Përveç shkyçjes nga rrjeti, KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se lëndët e borxhlinjve do të procedohen te përmbaruesit privatë, çka mund të sjellë edhe shpenzime shtesë ligjore dhe tarifa për rikyçje.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë borxhet sa më parë, në mënyrë që të shmangin këto masa.

Pagesat mund të kryhen online përmes platformës zyrtare dhe aplikacionit mobil të KRU “Prishtina”, në platformën eKosova, si dhe në pikat e Postës së Kosovës, bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare.

Ndërkaq, për konsumatorët që nuk kanë mundësi ta paguajnë të gjithë borxhin menjëherë, kompania ka ofruar mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve për riprogramimin e borxhit me këste mujore.

Për këtë mundësi, konsumatorët duhet të paraqiten në sportelet zyrtare të kompanisë para se të zbatohet masa e shkyçjes. /Telegrafi/

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara | Momenti