Krijohet Komisioni i ri Mbikëqyrës për dy oda profesionale

Krijohet Komisioni i ri Mbikëqyrës për dy oda profesionale

Krijohet Komisioni i ri Mbikëqyrës për dy oda profesionale

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka krijuar Komisionin e ri Mbikëqyrës për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve të Kosovës.

Ministrja Fitore Pacolli ka thënë se ky mekanizëm synon forcimin e mbikëqyrjes, transparencës dhe llogaridhënies në profesionet e arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit.

Sponsor 3M Express

“Incidentet e njëpasnjëshme në vendpunishte dhe kantiere ndërtimi, veçanërisht ato që ndërlidhen me papërgjegjësinë profesionale, nuk mund dhe nuk duhet të kalojnë pa llogaridhënie dhe përgjegjësi ligjore. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po forcon mbikëqyrjen, bashkëpunimin dhe llogaridhënien e odave profesionale, me synim vendosjen e rendit dhe përgjegjësisë në profesionet e arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit. Mbështetja financiare për të dy odat, e vazhduar gjatë vitit 2026 dhe e planifikuar edhe për vitin 2027, shoqërohet me kërkesa të qarta për transparencë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete!”, ka shkruar ajo në facebook”.

Sipas saj, Komisioni i ri do të ketë rol në forcimin e mbikëqyrjes së odave dhe në sigurimin e reagimit institucional në kohë, sa herë që paraqitet nevoja.

“Së bashku me të dy odat profesionale, do të punojmë për ngritjen e standardeve, fuqizimin e profesioneve dhe garantimin e përgjegjësisë profesionale. Prandaj, ftojmë të gjithë profesionistët dhe qytetarët të bashkëpunojnë ngushtë me odat kur vërejnë se një projekt nuk është bërë në përputhje me standardet profesionale dhe ligjet në fuqi. Profesionalizmi duhet të jetë standard, ndërsa llogaridhënia detyrim. Papërgjegjësia profesionale nuk do të mbetet vetëm një evidentim formal, por do të pasohet me llogaridhënie dhe përgjegjësi konkrete. Nuk do të presim që të ndodhin incidente në sektorin e ndërtimtarisë për të reaguar. Do të veprojmë me kohë, duke forcuar mekanizmat e mbikëqyrjes dhe parandalimit, në mënyrë që profesionalizmi, standardet dhe llogaridhënia të jenë parime të panegociueshme në këtë sektor”, tha ajo.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

VLEN mban mbledhje: Partneriteti qeveritar është stabil, mbetemi të përkushtuar ndaj përmbushjes së premtimeve

VLEN mban mbledhje: Partneriteti qeveritar është stabil, mbetemi të përkushtuar ndaj përmbushjes së premtimeve

Daut Haradinaj: Nëse kisha qenë kryeministër nuk kisha lëshu babtuta, por isha alarmu për dimrin që po vjen

Daut Haradinaj: Nëse kisha qenë kryeministër nuk kisha lëshu babtuta, por isha alarmu për dimrin që po vjen

Posta e Kosovës shënoi 1,11 milionë euro fitim

Posta e Kosovës shënoi 1,11 milionë euro fitim