Krasniqi nga Kuvendi: Ish-krerët e UÇK-së janë pengje të një drejtësie ndërkombëtare

Krasniqi nga Kuvendi: Ish-krerët e UÇK-së janë pengje të një drejtësie ndërkombëtare

Krasniqi nga Kuvendi: Ish-krerët e UÇK-së janë pengje të një drejtësie ndërkombëtare

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në foltoren e Parlamentit ka folur lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Krasniqi ka thënë se liria e Kosovës nuk ishte dhuratë, por rezultat i luftës, sakrificës dhe mbështetjes së aleatëve, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj mënyrës se si, sipas tij, po trajtohen ish-drejtuesit e UÇK-së në procesin gjyqësor.

Ai ka pretenduar se ish-krerët e UÇK-së nuk po gjykohen për veprime individuale, por për shkak të pozitave politike që kishin mbajtur gjatë luftës.

“Janë bërë gjashtë vjet që kur krerët e UÇK-së u arrestuan dhe kanë kaluar 50 ditë nga 16 shtatori, kur u dha aktgjykimi në Hagë. Më 16 shtator 2026 nuk u dënuan Jakupi, Hashimi, Kadriu e Rexhepi për veprimet e tyre individuale, por u dënuan për shkak të posteve politike që ata i kishin mbajtur”, ka deklaruar Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka kritikuar edhe qasjen e gjykatës lidhur me strukturën organizative të UÇK-së, duke përmendur gjyqtarin Smith dhe interpretimin e tij për Drejtorinë Politike të Shtabit të Përgjithshëm.

“Jo rastësisht gjyqtari Smith këmbëngulte që Drejtoria Politike e UÇK-së ishte organ mbi organet e tjera dhe kishte autoritet mbi të gjithë UÇK-në. Jo rastësisht ata duan t’i bëjnë përgjegjës personat që në një mënyrë ishin të lidhur me Drejtorinë Politike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, ka thënë ai.

Sipas deputetit të PDK-së, kjo qasje, siç pretendon ai, synon të njollosë edhe objektivat e luftës së UÇK-së, të cilat i cilëson si të pandryshuara ndër breza.

“Kjo ka vetëm një arsye, duan t’i baltosin objektivat e UÇK-së, të cilat ishin të njëjta ndër breza, liria dhe pavarësia e Kosovës, as më pak e as më shumë. Liri kjo që u arrit me shumë mund, gjak dhe shumë jetë të humbura”, ka theksuar Krasniqi.

“Ish-krerët e UÇK-së janë pengje të një drejtësie ndërkombëtare e cila me plot meritë vetëm padrejtësi është”, shtoi ai.

Lexo edhe

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit