Disa shtetas të huaj janë në mesin e personave të vrarë dhe të plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e së shtunës në Krakov, qytetin e dytë më të madh të Polonisë, kanë bërë të ditur autoritetet.

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwiński, deklaroi se një shtetas i huaj është në mesin e gjashtë viktimave, ndërsa pesë shtetas të tjerë të huaj janë në mesin e 16 personave të plagosur.
Më herët, zyrtarët konfirmuan se nga sulmi humbën jetën katër gra dhe dy burra.
Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm i Policisë së Polonisë, Marek Boron, bëri të ditur se në mesin e viktimave është edhe një shtetas britanik.
Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë konfirmoi se edhe se një shtetas portugez është në mesin e të plagosurve.
Sipas policisë rajonale, rreth orës 15:00, një person hyri me automjet në Sheshin Kryesor të qytetit dhe hapi zjarr në drejtim të personave që ndodheshin aty, duke qëlluar në mënyrë të rastësishme.
Krakovi, i vendosur në jug të Polonisë, është një nga destinacionet më të vizituara turistike në vend, ku çdo vit mbërrijnë miliona turistë.
Sheshi historik kryesor i qytetit, i njohur për kafenetë dhe lokalet përgjatë tij, është një nga atraksionet më të mëdha turistike dhe hapësirat më të frekuentuara të qytetit. /Telegrafi/




