Valmir Berisha, shtetas nga Kosova i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet gjermane nën dyshimet për tri vepra penale, është arrestuar në Izmir të Turqisë.

Sipas raportimeve, Berisha kërkohej nga autoritetet gjermane nën dyshimet për trafikim të narkotikëve, kërcënim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë, e cila njoftoi se arrestimi u realizua nga ekipet e Policisë së Izmirit, në bashkëpunim me Departamentin e Interpolit dhe Europolit, si dhe Organizatën Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MİT).
Sipas njoftimit zyrtar, Berisha ishte në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të autoriteteve gjyqësore gjermane, përmes sistemit të njohur si difuzion.
Autoritetet turke nuk kanë dhënë detaje shtesë për rrethanat e arrestimit, ndërsa nuk janë bërë të ditura informacione të tjera lidhur me procedurat e mëtejshme ligjore ndaj tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
T
Burimi: Sinjali




