Kosovarët në Australi dhe Zelandën e Re mund të regjistrojnë fëmijët e lindur jashtë Kosovës, procedura vlen deri në moshën 18-vjeçare

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra ka njoftuar qytetarët kosovarë që jetojnë në Australi, Zelandën e Re dhe vendet e tjera të rajonit të Paqësorit se mund të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve të tyre të lindur jashtë Kosovës, nga mosha 0 deri në 18 vjeç.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Shërbimit Konsullor të Ambasadës, kjo mundësi vlen për rastet kur të dy prindërit ose të paktën njëri prej tyre është shtetas i Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës.

Për regjistrimin e fëmijës kërkohet dëshmia se së paku njëri prind është shtetas kosovar, certifikata ndërkombëtare e lindjes së fëmijës, dokumentet identifikuese të të dy prindërve, si dhe pëlqimi me shkrim i të dy prindërve në rastet kur kjo parashihet me ligj, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq, për fëmijët e moshës 14 deri në 18 vjeç, përveç dokumentacionit të kërkuar, është i domosdoshëm edhe pëlqimi i vetë fëmijës.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë në Australi, Zelandën e Re dhe vendet e rajonit të Paqësorit që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të regjistruar fëmijët e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Lexo edhe

Gjashtë të arrestuar në Belgjikë për trafikimin e kokainës drejt Britanisë, mes tyre shqiptarë – Dyshohet se fituan 25 milionë euro

Gjashtë të arrestuar në Belgjikë për trafikimin e kokainës drejt Britanisë, mes tyre shqiptarë – Dyshohet se fituan 25 milionë euro

Real Madridi ‘blindon’ Tchouamenin

Real Madridi ‘blindon’ Tchouamenin

Arrestohen tre persona për tetë vjedhje në Fushë Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Arrestohen tre persona për tetë vjedhje në Fushë Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Kosovarët në Australi dhe Zelandën e Re mund të regjistrojnë fëmijët e lindur jashtë Kosovës, procedura vlen deri në moshën 18-vjeçare | Momenti