Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Izraelit

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Izraelit

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Izraelit

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit, e cila zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sponsor 3M Express

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se Dardanët kanë zhvilluar sot stërvitjen e fundit para kësaj përballjeje, me përzgjedhësin Franco Foda që ka shfrytëzuar seancën për të punuar në detajet e fundit taktike dhe për të përgatitur skuadrën për sfidën e rëndësishme.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë, ndërsa futbollistët janë të motivuar dhe të përqendruar maksimalisht për ta dhënë më të mirën në këtë ndeshje.

Tashmë, gjithçka është gati për përballjen e nesërme, ku Kosova do të kërkojë mbështetjen e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një sfidë të rëndësishme për objektivat e saj në Ligën e Kombeve.

Dardanët synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës vendase dhe përkrahjen e tifozëve për të arritur një rezultat pozitiv ndaj Izraelit.

Kujtojmë se ndeshja do të nis me fillim nga ora 15:00, ndërsa tri ditë më vonë (e martë) Kosova do të luajë në transfertë ndaj Irlandës në Dublin./Telegrafi/

Lexo edhe

Dogana zbarkon në dy barnatore në Prizren, dyshime për produkte të kontrabanduara

Dogana zbarkon në dy barnatore në Prizren, dyshime për produkte të kontrabanduara

Policia zhvillon ligjërata vetëdijesuese në dy shkolla të Gjilanit

Policia zhvillon ligjërata vetëdijesuese në dy shkolla të Gjilanit

Alija: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kthehet në pikën zero dhe të diskutohet me ndërkombëtarët

Alija: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kthehet në pikën zero dhe të diskutohet me ndërkombëtarët