Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aktivitetet janë realizuar më 13 nëntor nga zyrtarët e Njësisë për Sektor dhe Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan.
Ligjërata e parë është mbajtur në shkollën “Don Bosko” në Gjilan, ku nxënësit e klasave të dyta janë informuar për temën “Siguria në komunikacionin rrugor”.

Ndërkaq, në shkollën fillore “Skënderbeu”, në fshatin Përlepnicë, policët kanë ligjëruar para nxënësve të klasave të nënta për parandalimin e dhunës ndaj bashkëmoshatarëve dhe masat ligjore që zbatohen ndaj të miturve.
Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan synon të forcojë bashkëpunimin me institucionet arsimore, të promovojë kulturën e sigurisë dhe të kontribuojë në parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë.
Burimi: RTKLive





