Kosova rangohet lart në renditjen e Fair Play të UEFA-s

Kosova rangohet lart në renditjen e Fair Play të UEFA-s

Kosova rangohet lart në renditjen e Fair Play të UEFA-s

UEFA ka publikuar renditjen përfundimtare të Fair Play për sezonin 2025/2026, ku Kosova është pozicionuar në vendin e 37-të nga 55 federatat anëtare, me 7.957 pikë.

Sponsor 3M Express

Renditja e publikuar nga UEFA të martën bazohet në vlerësimin e ndeshjeve të të gjitha garave të saj, si në nivel klubesh, ashtu edhe në atë të përfaqësueseve.

Në klasifikimin e përgjithshëm, Kosova ka grumbulluar 7.957 pikë nga 75 ndeshje të vlerësuara. Para saj gjenden, ndër të tjera, Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të, ndërsa pas Shqipëria në të 48-tin dhe Serbia në të 47-tin.

Ndërsa pas Kosovës renditen edhe Kroacia, Qiproja, Gjibraltari dhe Portugalia.

Ndërkaq, në kategorinë që vlerëson sjelljen e shikuesve, vendi i Kosovës është dukshëm më i mirë, pasi renditet e 17-ta.

Ky pozicion tregon se vlerësimi i tifozëve kosovarë në këtë aspekt është më i mirë sesa pozita e federatës në klasifikimin e përgjithshëm të Fair Play. Sa i përket përmirësimit të rezultatit të përgjithshëm të Fair Play nga një sezon në tjetrin, Kosova ka zënë vendin e gjashtë në Evropë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris

Kosova i bashkohet Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve në Forumin e Paqes në Paris

Kurti: Kosova angazhohet për mirëqenien dhe të ardhmen e gjeneratave të reja

Kurti: Kosova angazhohet për mirëqenien dhe të ardhmen e gjeneratave të reja

Autori i famshëm i librave për fëmijë, përmendet për gjeste të pahijshme

Autori i famshëm i librave për fëmijë, përmendet për gjeste të pahijshme