Kosova pëson edhe golin e tretë në Dublin, Irlanda thellon epërsinë

Kosova pëson edhe golin e tretë në Dublin, Irlanda thellon epërsinë

Kosova pëson edhe golin e tretë në Dublin, Irlanda thellon epërsinë

Kosova po kalon një mbrëmje të vështirë në Dublin, ku ka pësuar edhe golin e tretë në përballjen ndaj Irlandës.

Sponsor 3M Express

Në minutën e 75-të, Jack Moylan realizoi me kokë, pasi fitoi duelin në ajër mes dy mbrojtësve të Kosovës dhe më pas mposhti portierin Arijanet Muriç, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Irlanda kishte kaluar në epërsi në minutën e 28-të, kur Troy Parrott shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ky 11-metërsh u akordua pasi Kreshnik Hajrizi ndali me dorë topin mbi vijën e portës, duke parandaluar një gol të sigurt, për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Parrott realizoi edhe golin e dytë në minutën e 50-të, sërish nga pika e bardhë, pas një penalltie të shkaktuar nga portieri Arijanet Muriç.

Me një lojtar më pak që nga minuta e 26-të, Kosova nuk ka arritur t’i bëjë ballë presionit të vendasve dhe tashmë është në disavantazh prej tre golash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Policia parandalon kontrabandën në veri, kapen cigare, pije alkoolike e detergjentë

Policia parandalon kontrabandën në veri, kapen cigare, pije alkoolike e detergjentë

Shqiptarja Kozeta Miliku emërohet në Universitetin e Torontos, përfiton 500 mijë dollarë për hulumtime

Shqiptarja Kozeta Miliku emërohet në Universitetin e Torontos, përfiton 500 mijë dollarë për hulumtime

Portugalia fiton ndaj Uellsit dhe siguron vendin e parë

Portugalia fiton ndaj Uellsit dhe siguron vendin e parë