Kosova mbetet pa miliona euro nga BE-ja, Kurti arsyetohet: Zgjedhjet e përsëritura na ngadalësuan reformat

Kosova ka humbur mundësinë për të përfituar miliona euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, për shkak të mosrealizimit me kohë të reformave të kërkuara.

Sponsor 3M Express

Në samitin për Planin e Rritjes, të mbajtur në Tiranë, kryeministri Albin Kurti është arsyetuar për vonesat në zbatimin e reformave, duke ia atribuuar ato zgjedhjeve të përsëritura në vend.

“Ndonëse funksionimi demokratik nuk na mungoi, zgjedhjet e përsëritura e ngadalësuan ritmin e reformave”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se tashmë, me stabilitetin institucional, është përshpejtuar puna për përmbushjen e zotimeve, duke theksuar se Kosova do t’i realizojë të gjitha reformat, edhe ato për të cilat fondet tashmë kanë humbur.

“Do t’i përmbushim të gjitha, edhe ato për të cilat fondet humbën, sepse reformat janë detyrë e jona kombëtare dhe evropiane”, ka thënë Kurti.

Gjatë fjalimit, kryeministri ka paraqitur edhe një propozim lidhur me zbatimin e marrëveshjeve në raport me Serbinë.

Ai ka theksuar se Kosova i ka ratifikuar të pesë marrëveshjet e mobilitetit, ndërsa Serbia ende nuk i njeh diplomat kosovare.

Sipas Kurtit, shpërndarja e fondeve evropiane duhet të lidhet me nivelin e zbatimit të zotimeve nga secili shtet.

“Kush zbaton më shumë nga ajo që është dakorduar, duhet të përfitojë më shumë nga fondet e BE-së”, ka propozuar ai.

Ndërkohë, komisionerja evropiane Marta Kos ka bërë të ditur shumat e reja që do të përfitojnë Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si vende që kanë avancuar në zbatimin e reformave.

Kosova, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk përfituan mjete në këtë ndarje, për shkak të mosrealizimit me kohë të reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump- pilotit amerikan: A do ta lije ushtrinë për një jetë luksoze me Melanian?

Trump- pilotit amerikan: A do ta lije ushtrinë për një jetë luksoze me Melanian?

Shiroka Pula takon presidenten sllovene, diskuton integrimin në BE dhe NATO

Shiroka Pula takon presidenten sllovene, diskuton integrimin në BE dhe NATO

Esch: Një zgjerim i shpejtë jo i mundur për të gjitha vendet kandidate

Esch: Një zgjerim i shpejtë jo i mundur për të gjitha vendet kandidate