Donald dhe Melania Trump u gjendën në një situatë të sikletshme gjatë telefonatës tradicionale të Ditës së Falënderimeve me ushtarët amerikanë jashtë vendit.

Pas një pyetjeje të pazakontë që Trump i bëri njërit prej ushtarëve, ai tentoi ta bënte pjesë të bisedës edhe Melanian, e cila po qëndronte pranë tij.
“Nëse keni diçka për të pyetur, ose nëse ndonjëri nga dhjetë personat që keni pranë ka ndonjë pyetje, ne kemi këtu Zonjën tonë të Parë të mrekullueshme, e cila po bën një punë shumë të mirë”, u shpreh presidenti amerikan.
Pasuan disa sekonda heshtje, përpara se koordinatori i telefonatës të përgjigjej: “Zoti President, nuk mendoj se kemi ndonjë pyetje për momentin”.
A do ta shkëmbeje këtë jetë, duke fluturuar me këta avionë të bukur që i do aq shumë?”, e pyeti presidenti amerikan, duke shtuar: “Është një pyetje e vështirë, ki kujdes çfarë përgjigjeje do të japësh!”.
Piloti e refuzoi propozimin hipotetik të Trump, duke shpjeguar se dashuria e tij për avionët daton që nga fëmijëria dhe se nuk do ta shkëmbente ëndrrën e tij me asnjë nga lukset që i përshkroi presidenti.
Burimi: Insajderi





