Kosova importon 643 milionë euro mallra, eksporton vetëm 109 milionë

Kosova importon 643 milionë euro mallra, eksporton vetëm 109 milionë

Kosova importon 643 milionë euro mallra, eksporton vetëm 109 milionë

Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 643,4 milionë eurosh gjatë shtatorit 2026, ndërsa eksportet kanë arritur në 109,4 milionë euro.

Sponsor 3M Express

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), deficiti tregtar ka arritur në 534 milionë euro, duke shënuar rritje prej 2,6 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Eksportet janë rritur për 27,5 për qind, ndërsa importet për 6,1 për qind. Megjithatë, eksportet mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve.

Produktet minerale përbëjnë pjesën më të madhe të importeve, ndërsa metalet bazë kryesojnë në eksporte.

Vendet e Bashkimit Evropian përbëjnë 43,7 për qind të importeve, ndërsa vendet e CEFTA-s janë destinacioni kryesor i eksporteve të Kosovës, me 50,8 për qind të totalit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon para operacionit në Itali

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon para operacionit në Itali

Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton narkotikë

Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton narkotikë

Për tre muaj, VV shpenzoi rreth 300 mijë euro

Për tre muaj, VV shpenzoi rreth 300 mijë euro