Tre persona të kërkuar me urdhër-arreste ndërkombëtare janë ekstraduar të enjten, më 5 nëntor, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe shteteve partnere.

Sipas njoftimit zyrtar, dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, E.A. dhe F.B., janë ekstraduar nga Kosova drejt këtij shteti, pasi kërkoheshin me urdhër-arreste ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë maqedonase.
Njëri prej tyre kërkohej për veprën penale të trafikimit me narkotikë, ndërsa tjetri për vrasje.
Ndërkaq, po të njëjtën ditë, nga Franca në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar R.S., i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ai dyshohet se është i përfshirë në veprat penale të dhunimit, ngacmimit seksual dhe paraqitjes së rreme si zyrtar.
Ekstradimet janë realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




