Kosova dhe BE-ja zotohen për më shumë bashkëpunim në inovacion, Kusari-Lila prezanton investimet

Kosova dhe BE-ja zotohen për më shumë bashkëpunim në inovacion, Kusari-Lila prezanton investimet

Kosova dhe BE-ja zotohen për më shumë bashkëpunim në inovacion, Kusari-Lila prezanton investimet

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në Takimin Ministror të Platformës Drejtuese të Ballkanit Perëndimor për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, të organizuar në Bruksel nga Komisionerja Evropiane për Start-up-et, Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, Ekaterina Zaharieva.

Sponsor 3M Express

Kusari-Lila ka bërë të ditur se në këtë takim morën pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si dhe ministra e partnerë të tjerë nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa.

“Sot mora pjesë në Takimin Ministror të Platformës Drejtuese të Ballkanit Perëndimor për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, të organizuar në Bruksel nga Komisionerja Evropiane për Start-up-et, Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, Ekaterina Zaharieva”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas ministres, gjatë takimit janë diskutuar mundësitë që krijojnë kërkimi shkencor, inovacioni dhe zhvillimi për rritjen ekonomike dhe avancimin e rajonit.

“BE-ja dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor miratuan një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në kërkimin shkencor dhe inovacionin, si dhe për hartimin e një Plani të Përbashkët të Veprimit”, ka bërë të ditur Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se Komisionerja Zaharieva e ka cilësuar këtë deklaratë si një kapitull të ri në bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në funksion të forcimit të kërkimit shkencor dhe integrimit evropian.

Gjatë takimit është ndarë edhe çmimi për inovacion, me të cilin janë vlerësuar inovatorët e rinj nga rajoni.

Kosova është përfaqësuar nga Arbnora Kllokoqi, themeluese e platformës “Mendje”, një nismë që shfrytëzon teknologjinë për të lehtësuar qasjen në shërbimet e shëndetit mendor, duke lidhur shqipfolësit me psikologë të licencuar.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se gjatë takimit ka prezantuar nismat për zhvillimin e ekosistemit të inovacionit në Kosovë dhe potencialin e vendit për avancim në këtë drejtim.

“Sektori i shërbimeve në Kosovë ka bilanc pozitiv tregtar, duke dëshmuar potencialin e tij për zhvillim të mëtejshëm dhe për të kontribuar edhe më shumë në rritjen ekonomike të vendit”, ka shkruar ajo.

Ministrja ka theksuar se Kosova po investon në infrastrukturën teknologjike dhe industriale për të krijuar kushte për inovacion, zhvillim të ndërmarrësisë dhe rritje të konkurrueshmërisë.

“Një nga asetet tona më të rëndësishme është Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP), në të cilin shteti i Kosovës ka investuar 8 milionë euro”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka përmendur edhe mbështetjen financiare për bizneset dhe ndërmarrësit gjatë vitit 2026, përfshirë 1.9 milionë euro për 34 ndërmarrje dhe 15 start-up-e, 1 milion euro për 42 përfitues në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), 1.16 milionë euro për inovacionin në TIK dhe 1 milion euro për gratë ndërmarrëse.

“Këto investime janë pjesë e përpjekjeve tona për të krijuar një ekosistem ku idetë shndërrohen në produkte, shërbime dhe biznese konkurruese, duke krijuar vende pune dhe mundësi të reja zhvillimi”, ka theksuar ajo.

Sipas Kusari-Lilës, takimi është përmbyllur me zotimin e përbashkët për avancimin e objektivave të dakorduara dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe evropian në kërkimin shkencor, inovacion dhe zhvillim.

“Kosova ka potencial, ide dhe njerëz të talentuar. Përgjegjësia jonë është të krijojmë kushtet që ky potencial të shndërrohet në zhvillim ekonomik, mundësi të reja dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, ka përfunduar Kusari-Lila.

Lexo edhe

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?