Kos: Qeveria e re, mundësi për një fokus të ri të Kosovës drejt BE-së

Kos: Qeveria e re, mundësi për një fokus të ri të Kosovës drejt BE-së

Kos: Qeveria e re, mundësi për një fokus të ri të Kosovës drejt BE-së

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se qeveria e re e Kosovës paraqet një mundësi të re për të përqendruar përpjekjet në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Në samitin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Tiranë, Kos iu drejtua kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se pret që Kosova ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Sponsor 3M Express

“Në Kosovë, i dashur Albin, qeveria e re është gjithashtu një mundësi e re për të pasur një fokus të ri në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Kjo është një mundësi për ta arritur dhe zgjeruar atë, tani që i keni të gjitha institucionet. Mezi po e pres këtë gjë”, ka thënë Kos.

Ajo ka theksuar se Plani i Rritjes është hartuar për të mbështetur reformat që sjellin përfitime për qytetarët dhe ekonomitë e vendeve të rajonit, si dhe për t’i ndihmuar ato në përgatitjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke folur për rezultatet e zbatimit të reformave, Kos ka thënë se ato ndryshojnë nga një vend në tjetrin, ndërsa ka theksuar se fondet do të shpërndahen në bazë të përparimit të arritur.

“Ky Plan i Rritjes kishte për synim arritjen e rezultateve dhe, pas përmbushjes së tyre, ofrimin e fondeve të tjera. Pra, fondet do të shpërndahen pikërisht për ato vende që do të tregojnë performancën më të mirë”, ka deklaruar ajo.

Kos ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke bërë të ditur se ky vend ka përmbushur 80 për qind të reformave dhe do të përfitojë 185.6 milionë euro në kuadër të pagesës së katërt.

“Shqipëria ka zbatuar 80 për qind të reformave dhe ju do të merrni 185.6 milionë euro në pagesën e katërt”, ka deklaruar Kos.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se Shqipëria dhe Mali i Zi do të përfitojnë secili nga 15 për qind më shumë fonde nga Plani i Rritjes, si rezultat i performancës së tyre në zbatimin e reformave.

“Fonde të tjera do të ofrohen kur të arrihen rezultatet. Pra, fondet do të shpërndahen pikërisht për ato vende që do të performojnë më mirë. Kjo do të thotë se Mali i Zi dhe Shqipëria do të marrin secili nga 15 për qind më shumë nga Plani i Rritjes”, ka thënë ajo.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

FSK hap dyert për qytetarët, prezanton armatimin e pajisjet ushtarake në `Ditën e Forcës`

FSK hap dyert për qytetarët, prezanton armatimin e pajisjet ushtarake në `Ditën e Forcës`

Astrit Dushi, trashëgimia e tij jeton në çdo hap të KlanKosova FM! (VIDEO)

Astrit Dushi, trashëgimia e tij jeton në çdo hap të KlanKosova FM! (VIDEO)

Përkeqësohet raporti mes Antonetës dhe Nichit, banorja shpërthen në lot (VIDEO)

Përkeqësohet raporti mes Antonetës dhe Nichit, banorja shpërthen në lot (VIDEO)