PSG-ja rrezikon të ndëshkohet nga UEFA pas koreografisë kontroverse të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Barcelonës, të fituar 4-2 në Ligën e Kampionëve.

Sipas Mundo Deportivo, sanksioni më i mundshëm është një gjobë financiare, por klubi francez mund të përballet edhe me masa më të rënda.
Një nga mundësitë që po shqyrtohet është mbyllja e pjesshme e stadiumit në një ndeshje të ardhshme.
UEFA mund të vendosë gjithashtu një paralajmërim zyrtar, duke e bërë të qartë se përsëritja e incidenteve të tilla mund të sjellë ndëshkime më të ashpra.
Koreografia shfaqte një figurë të maskuar me sharrë elektrike, duke shkatërruar stemën e Barcelonës, si dhe një slogan që i referohej një masakre në Paris.
Në tribuna raportohet se kishte edhe pankarta me mesazhe fyese ndaj klubit katalunas.
Sipas rregullave disiplinore të UEFA-s, mesazhet provokuese të papërshtatshme për ngjarjet sportive mund të sjellin masa ndaj klubeve pritëse, të cilat mbajnë përgjegjësi për rendin dhe sigurinë në stadiumet e tyre.
Për PSG-në, rreziku nuk kufizohet vetëm te gjoba financiare. Nëse UEFA e vlerëson incidentin si mjaftueshëm serioz, klubi mund të detyrohet të luajë me një pjesë të tribunave të mbyllura./Telegrafi/




