Koreja e Veriut përplasjet me Zvicrën i çon në ekstrem, mbyll zyrën diplomatike dhe dëbon diplomatin

Koreja e Veriut përplasjet me Zvicrën i çon në ekstrem, mbyll zyrën diplomatike dhe dëbon diplomatin

Koreja e Veriut përplasjet me Zvicrën i çon në ekstrem, mbyll zyrën diplomatike dhe dëbon diplomatin

Koreja e Veriut ka urdhëruar mbylljen e zyrës së re diplomatike të Zvicrës në Phenian dhe largimin e diplomatit që e drejton atë brenda 48 orëve, në shenjë proteste ndaj sanksioneve zvicerane kundër një kampi rinor në këtë shtet.

Sponsor 3M Express

Vendimi vjen një ditë pasi Kim Yo Jong, motra e liderit Kim Jong Un dhe një prej figurave më me ndikim në politikën e jashtme të vendit, kërcënoi me mbylljen e zyrës diplomatike, duke i cilësuar masat e Zvicrës si një akt armiqësor.

Sipas raportimeve të mediave vendase, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut ka thirrur Astier Sylvain, drejtuesin e zyrës diplomatike zvicerane, e cila ishte hapur muajin e kaluar në Phenian, dhe i ka dorëzuar njoftimin për mbylljen e saj.

Në të njëjtën kohë, Sylvain është shpallur person non grata, ndërsa i është kërkuar të largohet nga vendi brenda 48 orëve.

Shkak për përshkallëzimin e situatës janë bërë sanksionet e vendosura nga Zvicra ndaj Kampit Ndërkombëtar të Fëmijëve Songdowon, në qytetin bregdetar Wonsan. Autoritetet zvicerane dyshojnë se ky institucion është përfshirë në transferimin e fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara nga Rusia drejt Koresë së Veriut.

Kim Yo Jong i ka cilësuar sanksionet si shkelje të sovranitetit të vendit të saj dhe si një “akt të hapur armiqësor”. Ajo ka mbrojtur aktivitetin e kampit, duke pretenduar se ai mbështet bashkëpunimin legjitim ndërmjet Phenianit dhe Moskës, pa iu përgjigjur drejtpërdrejt akuzave për dërgimin e fëmijëve ukrainas në këtë institucion.

Në fillim të nëntorit, autoritetet zvicerane e përfshinë kampin Songdowon në listën e sanksioneve të lidhura me pushtimin rus të Ukrainës. Sipas Bernës, institucioni merr pjesë në programe për transferimin e fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara drejt Koresë së Veriut, ku ata ekspozohen ndaj propagandës dhe aktiviteteve që promovojnë narrativa pro-ruse.

Masa të ngjashme ndaj kampit kanë ndërmarrë edhe Mbretëria e Bashkuar në maj dhe Bashkimi Evropian në shtator, duke ngrirë asetet e tij dhe duke ndaluar transaksionet financiare me këtë institucion.

Përplasja diplomatike zhvillohet në një kohë kur Koreja e Veriut po thellon bashkëpunimin me Rusinë. Pheniani ka mbështetur Moskën në luftën kundër Ukrainës, duke dërguar trupa dhe sasi të mëdha armësh për të ndihmuar forcat ruse, në një marrëdhënie që, sipas vlerësimeve perëndimore, përfshin edhe përfitime në formën e ndihmës dhe teknologjisë ushtarake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë

Pochettino e lë në hije, ylli i Man Utd po mendon largimin

Pochettino e lë në hije, ylli i Man Utd po mendon largimin

Gjendet pa shenja jete një vajzë në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës

Gjendet pa shenja jete një vajzë në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës