Koreja e Jugut po shqyrton disa opsione për një dislokim të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit, përfshirë dërgimin e një avioni patrullues detar, ka deklaruar të enjten këshilltari për Sigurinë Kombëtare i vendit, Wi Sung-lac.

Sipas tij, Seuli po vazhdon diskutimet me Uashingtonin për të shqyrtuar mundësitë e përfshirjes në këtë zonë strategjike.
Megjithatë, Wi ka bërë të ditur se një dislokim luftarak është përjashtuar, në përputhje me qëndrimin e shprehur më herët nga presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




