Kontrolle të shtuara, inspektime në mbarë vendin për produktet që shiten online

Kontrolle të shtuara, inspektime në mbarë vendin për produktet që shiten online

Kontrolle të shtuara, inspektime në mbarë vendin për produktet që shiten online

Sipas komunikatës së IQMT-së, inspektimet po realizohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), duke përfshirë shërbimet postare në të gjithë territorin e vendit.

Gjatë këtij aksioni, 10 ekipe inspektuese kanë realizuar mbi 24 inspektime, ku janë evidentuar parregullsi të ndryshme. Në mesin e shkeljeve të konstatuara janë raste kur produktet nuk posedonin kupon fiskal, si dhe raste të mungesës së deklaracionit të prejardhjes së produktit dhe dokumentacionit përcjellës.

Sponsor 3M Express

IQMT ka bërë të ditur se subjekteve përkatëse u është dhënë afat për të prezantuar dokumentacionin e nevojshëm. Në rast të mosplotësimit të kërkesave ligjore, ndaj tyre do të ndërmerren masa përkatëse, përfshirë sekuestrimin e produkteve dhe shqiptimin e gjobave.

Kontrollet nuk janë kufizuar vetëm në produktet gjatë transportit, por përfshijnë edhe monitorimin e faqeve online të bizneseve, reklamimin e produkteve dhe trajtimin e ankesave të konsumatorëve.

Sipas komunikatës, aktivitetet inspektuese janë zhvilluar në tetë komunat kryesore të vendit dhe janë zgjeruar edhe në komunat e rajonit të Dukagjinit, përfshirë Klinën, Istogun, Deçanin, Junikun, Rahovecin, Malishevën, Suharekën dhe Dragashin.

IQMT ka ritheksuar përkushtimin për forcimin e mbikëqyrjes së tregut, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke kërkuar që çdo produkt i tregtuar në Kosovë të jetë në përputhje me kërkesat ligjore.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti

Trump për vazhdimin e luftës kundër Iranit: Do ta mësoni së shpejti

Arrestohet 64-vjeçari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra në një dyqan

Arrestohet 64-vjeçari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra në një dyqan

Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe

Kosova në futsall përballet me dy herë kampionen e Evropës, Italia vjen në Prishtinë për sfidën e madhe