Konsulli i Përgjithshëm Rexhep Bajraktari uron 28 Nëntorin: Një ditë që simbolizon historinë dhe krenarinë kombëtare

Konsulli i Përgjithshëm, Rexhep Bajraktari, ka përcjellë urimet e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke e cilësuar këtë datë si një nga ditët më të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Sponsor 3M Express

Në mesazhin e tij, Bajraktari ka theksuar se 28 Nëntori ndërthur ngjarje dhe figura të rëndësishme historike, nga epoka e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, te dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, shkruan Telegrafi.

Ai ka vënë në pah rëndësinë e flamurit kuq e zi si simbol të identitetit, qëndresës, sakrificës dhe aspiratave kombëtare, duke nderuar të gjithë ata që kontribuuan për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar.

Në urimin e tij, Bajraktari ka bërë thirrje për unitet, solidaritet dhe përkushtim ndaj vlerave kombëtare dhe së ardhmes./Telegrafi/

Lexo edhe

Raporti jep alarmin: Sabotazhet e dyshuara ruse në Europë po intensifikohen, rritet frika për sulme me pasoja të rënda

Raporti jep alarmin: Sabotazhet e dyshuara ruse në Europë po intensifikohen, rritet frika për sulme me pasoja të rënda

“Katundare”, “E pamoralshme”, “Ia ke marrë fytyrën babait” – eskalon me ofendime përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës

“Katundare”, “E pamoralshme”, “Ia ke marrë fytyrën babait” – eskalon me ofendime përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik