Konjufca pret përfaqësuesit e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër

Konjufca pret përfaqësuesit e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër

Konjufca pret përfaqësuesit e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër

Përfaqësuesit e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër (LISZ) kanë zhvilluar një takim me Glauk Konjufcën, me të cilin kanë shkëmbyer ide dhe kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër, përmes një postimi në Facebook, shkruan Telegrafi.

Në njoftimin e publikuar, përfaqësuesit e LISZ-së kanë bërë të ditur se gjatë takimit kanë shprehur dëshirën për të ndërtuar ura bashkëpunimi me Kosovën.

Sipas tyre, Konjufca e ka vlerësuar iniciativën dhe angazhimin e tyre, si dhe dashurinë për Kosovën dhe profesionin e infermierisë.

“Z. Konjufca vlerësoi iniciativën dhe angazhimin tonë, si dhe dashurinë për Kosovën dhe profesionin e infermierisë. Biseda na frymëzoi me ide të reja për zhvillimin e mëtejshëm të misionit tonë.”, thuhet në postimin e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër.

Në fund të njoftimit, përfaqësuesit e kësaj lidhjeje kanë falënderuar për mikpritjen, vlerësimin dhe bashkëbisedimin e hapur./Telegrafi/

Postimi i plotë:

Lexo edhe

“Ka ardhur diktatori”, Mourinho vendos rregulla të reja te Real Madridi

“Ka ardhur diktatori”, Mourinho vendos rregulla të reja te Real Madridi

KOK: Prishtina mund të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

KOK: Prishtina mund të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Në Maqedoni shitja e banesave ka rënë me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026

Në Maqedoni shitja e banesave ka rënë me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026