KOK: Prishtina mund të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

KOK: Prishtina mund të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

KOK: Prishtina mund të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

ështja është diskutuar në mbledhjen e 17-të të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimeve të fundit në Komitetin Organizativ dhe komunikimeve me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, në javët e ardhshme pritet të zhvillohet një takim në Athinë me përfaqësuesit e ICMG-së. Kosova pritet të përfaqësohet nga gjashtë anëtarë, përkatësisht dy nga Qeveria, dy nga Komuna e Prishtinës dhe dy nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sponsor 3M Express

Përveç çështjes së organizimit, në mbledhje është diskutuar edhe për përgatitjen e federatave sportive, përmes një programi të posaçëm që synon t’i përgatisë ato për pjesëmarrjen në Prishtina 2030.

Kjo nismë parashihet edhe me Ligjin për Lojërat Mesdhetare, ndërsa mbetet të shihet nëse takimi i ardhshëm në Athinë do të sjellë hapa konkretë drejt tejkalimit të problemeve që po e shoqërojnë organizimin e kësaj ngjarjeje.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Gjest human për policin në Gjilan, i sigurohet shtëpi e re

Gjest human për policin në Gjilan, i sigurohet shtëpi e re

Pas kritikave për mungesën e kuorumit, rifillon Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt – kësaj here mungon deputetja e LDK-së

Pas kritikave për mungesën e kuorumit, rifillon Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt – kësaj here mungon deputetja e LDK-së

Zërat e kafshëve zgjojnë banorët e Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

Zërat e kafshëve zgjojnë banorët e Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

KOK: Prishtina mund të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 | Momenti