Konjufca: BE-ja t’i mundësojë Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit

Konjufca: BE-ja t’i mundësojë Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit

Konjufca: BE-ja t’i mundësojë Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në takimin ministror të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar në Athinë nga Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, George Gerapetritis.

Sponsor 3M Express

Në fjalën e tij, kryediplomati Konjufca theksoi se një proces i besueshëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet t’i japë mundësi secilit vend të Ballkanit Perëndimor të përparojë në bazë të meritave dhe reformave të realizuara.

Ai rikujtoi se kanë kaluar pothuajse katër vjet nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe bëri thirrje që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi përparimin e Kosovës në reformat demokratike, përputhjen e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (CFSP), si dhe gatishmërinë për të marrë pjesë në misionet dhe operacionet e Bashkimit Evropian.

“Republika e Kosovës e ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj integrimit evropian, si përmes reformave, ashtu edhe përmes qëndrimit të saj të palëkundur në mbështetje të politikave të BE-së. Tani është koha që ky përkushtim të përcillet me hapa konkretë nga BE, duke i mundësuar Kosovës të ecë përpara në procesin e anëtarësimit, njësoj si vendet e tjera të rajonit.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

CNN: Lufta Ukrainë-Rusi po përhapet në të gjithë Europën dhe ka dy arsye pse situata do të përkeqësohet

CNN: Lufta Ukrainë-Rusi po përhapet në të gjithë Europën dhe ka dy arsye pse situata do të përkeqësohet

Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-s në Tiranë?

Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-s në Tiranë?

Vendos bordi, Huang rikthehet në krye të Nvidia-s

Vendos bordi, Huang rikthehet në krye të Nvidia-s