Kongresi i VIII i Mjekësisë vë në fokus promovimin dhe edukimin shëndetësor

Kongresi i VIII i Mjekësisë vë në fokus promovimin dhe edukimin shëndetësor

Kongresi i VIII i Mjekësisë vë në fokus promovimin dhe edukimin shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të Kongresit të VIII të Mjekësisë, i cili këtë vit i kushtohet temës “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor: Në 40-vjetorin e Kartës së Otavës, së bashku për shëndet dhe mirëqenie”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në ceremoninë hapëse fjalë përshëndetëse mbajtën edhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, si dhe kryetarja e Këshillit Organizativ të Kongresit, Prof. Asst. Dr. Ardita Baraku.

Sponsor 3M Express

Gjatë fjalës së tij, ministri Vitia theksoi rëndësinë e promovimit të shëndetit, edukimit shëndetësor dhe parandalimit të sëmundjeve, duke nënvizuar se kujdesi shëndetësor nuk duhet të përqendrohet vetëm në trajtimin e sëmundjeve, por edhe në hartimin e politikave të qëndrueshme, informimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe komunitetit.

Duke iu referuar sfidave aktuale në mbrojtjen e shëndetit publik, sipas njoftimit, Vitia vuri theksin te rëndësia e imunizimit, mbikëqyrjes epidemiologjike dhe informimit të drejtë të qytetarëve për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve kronike, me fokus të veçantë te kanceri i gjirit.

Programi i Kongresit përfshiu edhe aktivitete që synojnë promovimin e edukimit shëndetësor dhe kontributit të profesionistëve mjekësorë. Në këtë kuadër, u promovua një dokumentar kushtuar rolit të mjekëve në edukimin shëndetësor, imunizimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet ngjitëse.

Po ashtu, u prezantua revista Mjeku nga kryeredaktori Dr. Faik Hoti, si dhe libri “Historia e Mjekësisë Botërore dhe Shqiptare – prej Dardanisë e deri sot”, i prezantuar nga Prof. Dr. Isuf Dedushaj dhe Prof. Dr. Ismail Dreshaj.

Kongresi i VIII i Mjekësisë trajton promovimin dhe edukimin shëndetësor si elemente të rëndësishme të parandalimit të sëmundjeve dhe të mbrojtjes së shëndetit publik, në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të Kartës së Otavës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ekskluzive | Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Ekskluzive | Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së në Prishtinë

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së në Prishtinë

Të shtunën ndërpritet ngrohja në Prishtinë, njofton Termokosi

Të shtunën ndërpritet ngrohja në Prishtinë, njofton Termokosi