Koncert bamirësie në Prishtinë, fitimi nga biletat do të shkojë për fëmijët me diabet tip 1

Koncert bamirësie në Prishtinë, fitimi nga biletat do të shkojë për fëmijët me diabet tip 1

Koncert bamirësie në Prishtinë, fitimi nga biletat do të shkojë për fëmijët me diabet tip 1

Një koncert me performancën e këngëtarit Shpat Deda do të organizohet më 14 nëntor në Prishtinë, me qëllim të mbështetjes së fëmijëve që jetojnë me diabet tip 1.

Sponsor 3M Express

Koncerti organizohet nga Tip1Omël, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit.

Ngjarja do të mbahet në orën 19:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Sipas organizatorëve, i gjithë fitimi nga shitja e biletave do të dedikohet për blerjen e sensorëve të glukozës për fëmijët me diabet tip 1 në Kosovë, me synimin që ata ta menaxhojnë sëmundjen me më shumë siguri.

Diabeti tip 1 kërkon kujdes të vazhdueshëm, përfshirë matjen e glukozës dhe marrjen e insulinës. Kostoja e trajtimit, sipas organizatorëve, mbetet sfidë për shumë familje në Kosovë.

Biletat mund të blihen online përmes faqes së Rave Travel ose drejtpërdrejt në hyrje të koncertit.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje, ku muzika synon të shndërrohet në mbështetje konkrete për fëmijët me diabet tip 1. /Telegrafi/

Lexo edhe

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak