Komuna e Pejës shqyrton të hënën masat disiplinore ndaj dy zyrtarëve të QPS-së

Komuna e Pejës shqyrton të hënën masat disiplinore ndaj dy zyrtarëve të QPS-së

Komuna e Pejës shqyrton të hënën masat disiplinore ndaj dy zyrtarëve të QPS-së

Komuna e Pejës pritet që të hënën të shqyrtojë rekomandimet e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, pas raportit të Inspektimit të Jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Raporti i Ministrisë, ndër të tjera, përmban rekomandime për ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj dy zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Pejë.

Sponsor 3M Express

Lidhur me këto rekomandime, Faik Zeka, shef i kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë për Dukagjinin se Komuna e ka pranuar një email lidhur me raportin të premten rreth orës 17:00.

Ai ka bërë të ditur se rekomandimet do të shqyrtohen të hënën nga zyrtarët komunalë dhe juristët, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë njoftim për hapat e mëtejmë.

“E kemi pranuar mbrëmë një email rreth orës 17:00 dhe të hënën do ta shikojmë më mirë me zyrtarët tanë dhe juristët. Të hënën gjatë ditës njoftojmë për masa të tjera. Nëse ka bazë ligjore, krejt rekomandimet e komisionit hetimor kemi me i zbatu”, u shpreh Zeka për Dukagjinin.

Raporti i Inspektimit të Jashtëzakonshëm është publikuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, në kuadër të informimit të publikut për gjetjet dhe rekomandimet lidhur me trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt.

Rasti i vrasjes së saj, më 25 tetor, ka nxitur reagime dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, veçanërisht për mënyrën se si institucionet përgjegjëse e kanë trajtuar rastin para vrasjes.

 

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Skandal me Kanye West, një muzikant pretendon se u mbajt i mbyllur për katër ditë për të përfunduar operën e reperit: Nuk kishte as ushqim të mjaftueshëm

Skandal me Kanye West, një muzikant pretendon se u mbajt i mbyllur për katër ditë për të përfunduar operën e reperit: Nuk kishte as ushqim të mjaftueshëm

Ambasada e Kosovës në Austri falënderon Ramë Lahajn pas koncertit në Vjenë

Ambasada e Kosovës në Austri falënderon Ramë Lahajn pas koncertit në Vjenë

Lirohet personi që u ndalua për 48 orë pasi lopa e tij hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë

Lirohet personi që u ndalua për 48 orë pasi lopa e tij hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë