Është liruar personi që ishte ndaluar për 48 orë pasi lopa e tij kishte hyrë në oborrin e Gjykatës Themelore, Dega në Graçanicë.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar procedurë penale për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, sipas nenit 321 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka bërë të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa procedurat lidhur me këtë rast do të zhvillohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, ka deklaruar Shala për Kallxo.com.
Ajo ka konfirmuar se për rastin është iniciuar procedurë penale për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Kallxo.com ka provuar të kontaktojë edhe prokurorin e rastit, Blerim Igrishta për të marrë një sqarim lidhur me këtë veprim, por i njëjti nuk është përgjigjur





