Kompletohen 16 kombëtaret që do të luajnë në Kampionatin Evropian U-21, i organizuar nga Shqipëria dhe Serbia

Janë kompletuar tashmë 16 ekipet kombëtare të cilat do të marrin pjesë në Euro 2027 apo Kampionatin Evropian për U-21 që do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi, nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.

Sponsor 3M Express

Holanda, Çekia, Finlanda dhe Greqia kaluan nëpër disa ndeshje emocionuese eliminatore për të kompletuar 16-shen e ekipeve kombëtare që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian U-21 verën e ardhshme.

Kështu, këto katër ekipeve kombëtare iu bashkuan Shqipërisë dhe Serbisë si bashkë-organizatore dhe përfaqësueseve tjera që e siguruan kualifikimin më herët si Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Norvegjia, Portugalia, Spanja dhe Polonia si vendi i dytë me bilancin më të mirë.

Shorti që do të hidhet në orën 18:30, të enjten, më 26 nëntor, në Qendrën e Kongresit Sava në Beograd do të përcaktojë katër grupet përfundimtare të turneut me nga katër ekipe.

Kampionati Evropian për U-21 do të zhvillohet në tetë stadiume, ku si Shqipëria, ashtu edhe Serbia kanë caktuar nga katër vende.

“Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave” në Tiranë, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Loro Boriçi” në Shkodër janë katër stadiumet që do të luhen ndeshjet në Shqipëri, ndërsa “Beograd Stadium”, “Backa Stadium”, “Loznica Stadium” dhe “Leskovac Stadium” janë vendet e përzgjedhura nga Serbia.

Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian U21 do të zhvillohet në Beograd, në Serbi, më 16 qershor 2027, ndërsa finalja do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në Shqipëri, më 3 korrik 2027. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ekskluzive | Policia ndalon një kombi në Obiliq, dy të rinj kapen me marihuanë – këta janë të arrestuarit që përfunduan në mbajtje

Ekskluzive | Policia ndalon një kombi në Obiliq, dy të rinj kapen me marihuanë – këta janë të arrestuarit që përfunduan në mbajtje

Jakup Krasniqi arrin në shtëpinë e tij në Prishtinë

Jakup Krasniqi arrin në shtëpinë e tij në Prishtinë

Jakup Krasniqi në Prishtinë, ekipet e EULEX-it dhe policia pranë shtëpisë së tij

Jakup Krasniqi në Prishtinë, ekipet e EULEX-it dhe policia pranë shtëpisë së tij