Komisioni për rastin e Arlindës mblidhet sot, në fokus përgjegjësitë institucionale

Komisioni për rastin e Arlindës mblidhet sot, në fokus përgjegjësitë institucionale

Komisioni për rastin e Arlindës mblidhet sot, në fokus përgjegjësitë institucionale

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Sponsor 3M Express

Mbledhja është paraparë të nisë në orën 09:00, ndërsa puna e këtij komisioni synon të hedhë dritë mbi veprimet e institucioneve dhe përgjegjësitë e tyre në rastin e vrasjes së Arlindës nga Vitomirica e Pejës.

Në mbledhjen e kaluar të komisionit, diskutimet për rendin e ditës u shoqëruan me përplasje ndërmjet anëtarit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Rrahmani kishte kritikuar Zyrën e Kryeministrit për vonesat në dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar nga komisioni. Ai kishte pretenduar se raportet ishin dërguar vetëm një orë para mbledhjes dhe se nuk mbanin nënshkrimet e ministrive përkatëse, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, Zyrës së Kryeministrit i ishte dhënë afat prej tri ditësh për dorëzimin e dokumenteve, por ky afat nuk ishte respektuar.

Ai kishte akuzuar gjithashtu shumicën parlamentare për pengim të iniciativave të opozitës që synonin përfshirjen e kërkesave për dokumentacion nga Zyra e Kryeministrit në planin e punës së komisionit.

Komisioni është themeluar me qëllim të shqyrtimit të veprimeve dhe mosveprimeve institucionale, në mënyrë që të identifikohen përgjegjësitë dhe të vlerësohet funksionimi i mekanizmave shtetërorë në trajtimin dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.

Lexo edhe

Tronditëse në Kaçanik, 13-vjeçarja përfundon në QKUK pas një rasti të dyshuar dhunimi – arrestohet 16-vjeçari që e njohu në rrjete sociale

Tronditëse në Kaçanik, 13-vjeçarja përfundon në QKUK pas një rasti të dyshuar dhunimi – arrestohet 16-vjeçari që e njohu në rrjete sociale

SINJALI 24 | 24 orë të trazuara në Kosovë: Afera me miliona euro, arrestime për krime kibernetike, plaçkitje, rrahje brutale dhe dhunë në familje

SINJALI 24 | 24 orë të trazuara në Kosovë: Afera me miliona euro, arrestime për krime kibernetike, plaçkitje, rrahje brutale dhe dhunë në familje

Barni – ëmbëlsia e fëmijërisë

Barni – ëmbëlsia e fëmijërisë

Komisioni për rastin e Arlindës mblidhet sot, në fokus përgjegjësitë institucionale | Momenti