Pas diskutimeve, Komisioni për Buxhet ka miratuar në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027.

Projektbuxheti 4.27 miliardë mori gjashtë vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Po ashtu, Komisioni ka miratuar edhe Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2025, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.
Ky raport u miratua me katër vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.





