Tahiri: Raporti i BE-së nuk është dokument i opozitës, Qeveria duhet të reflektojë

Tahiri: Raporti i BE-së nuk është dokument i opozitës, Qeveria duhet të reflektojë

Tahiri: Raporti i BE-së nuk është dokument i opozitës, Qeveria duhet të reflektojë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti gjatë debatit në Kuvend për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, duke kërkuar që gjetjet e këtij dokumenti të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi.

Tahiri ka theksuar se raporti nuk është dokument i opozitës apo i ndonjë partie politike, por një vlerësim institucional i progresit të Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

“Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, i PDK-së, LDK-së e Aleancës. Nuk është shkruar për t’i shërbyer interesit të asnjë partie politike. Është vlerësim institucional i progresit të Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye duhet lexuar me seriozitet e përgjegjësi”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se përballë gjetjeve të institucioneve evropiane, Qeveria duhet të reflektojë dhe të marrë përgjegjësi, në vend që të përdorë arsyetime dhe propagandë.

“Kur institucionet evropiane evidentojnë mangësi në demokraci, drejtësi, ekonomi dhe funksionimin e institucioneve, përgjigja e një qeverie serioze nuk duhet të jetë arsyetimi e propaganda, por reflektimi dhe përgjegjësia. Në këtë raport ka konstatime që duhet të na shqetësojnë secilin prej nesh”, ka thënë ai.

Në fjalën e tij, Tahiri ka veçuar edhe konstatimet e Komisionit Evropian për paralizën e zgjatur institucionale, dobësimin e mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjen e kufizuar të ekzekutivit.

Sipas tij, këto nuk janë vetëm vërejtje teknike, por çështje që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin e demokracisë në Kosovë.

“Komisioni Evropian evidenton paralizën e zgjatur institucionale, dobësimin e mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjen shumë të kufizuar të ekzekutivit. Këto s’janë vetëm vërejtje teknike, por paralajmërime për demokracinë tonë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, Qeveria e trajton pushtetin, duke thënë se shumica parlamentare nuk duhet ta konsiderojë shtetin pronë politike.

“Një qeveri mund t’i ketë votat për të marrë vendime, por kjo nuk i jep të drejtë ta trajtojë shtetin si pronë politike. Opozita nuk është pengesë për demokracinë. Kosova s’ka nevojë për institucione që i shërbejnë pushtetit”, ka shtuar Tahiri.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Gazetari serb thotë se Radoiçiqi mund të arrestohet së shpejti: Ndodhet në Kopaonik

Gazetari serb thotë se Radoiçiqi mund të arrestohet së shpejti: Ndodhet në Kopaonik

Milani i Maldinit, Kakas dhe Shevchenkos – skuadra e madhe që nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve

Milani i Maldinit, Kakas dhe Shevchenkos – skuadra e madhe që nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve

Si të largoni merimangat e pluhurit nga dysheku dhe shtrati gjatë dimrit

Si të largoni merimangat e pluhurit nga dysheku dhe shtrati gjatë dimrit

Tahiri: Raporti i BE-së nuk është dokument i opozitës, Qeveria duhet të reflektojë | Momenti