Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet para duelit ndaj Izraelit, në stërvitje mungoi Ermal Krasniqi

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër seancë intensive stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Izraelit.

Sponsor 3M Express

Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën në Prishtinë, derisa kjo ishte stërvitja e parafundit para duelit.

Federata e Futbollit e Kosovës ka treguar për përgatitjet që po bëhen dhe fokusin e përzgjedhësit Franco Foda në stërvitjen e lojtarëve.

“Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, për shkak të shqetësimeve muskulore, në stërvitjen e sotme mungoi Ermal Krasniqi, i cili është nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares.

“Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Gjermania i del në krah BE-së për Specialen, kundërshton ndryshimet e propozuara në ligj

Gjermania i del në krah BE-së për Specialen, kundërshton ndryshimet e propozuara në ligj

“Të votohet apo të nisë nga zero”, Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen

“Të votohet apo të nisë nga zero”, Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik