Kokainë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë – mbi 7 gramë drogë gjenden aty ku kontrollohen vizitorët, Policia nis hetimet

Një zbulim i pazakontë është bërë në një institucion paraburgimi në Prishtinë, ku zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë gjetur mbi 7 gramë substancë të dyshuar kokainë pikërisht në hapësirën ku kryhen kontrollet e vizitorëve. Rasti ka aktivizuar Policinë dhe hetuesit e antidrogës, ndërsa ende nuk dihet se kush e kishte sjellë substancën në atë hapësirë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 14:30, ndërsa Policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:00.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, stafi korrektues ka hasur në një sasi pluhuri të bardhë, për të cilin dyshohet se është kokainë. Pas matjes, substanca ka rezultuar të peshojë 7.03 gramë.

Zbulimi është bërë në hapësirën e kontrollit të vizitorëve, por nga informacionet fillestare nuk është përcaktuar se kujt i përkiste droga apo si kishte përfunduar aty.

Pas raportimit, në vendngjarje kanë dalë hetuesi kujdestar dhe zyrtarët e krimteknikës, të cilët kanë sekuestruar substancën e dyshuar dhe kanë njoftuar njësinë e antidrogës.

Në kuadër të veprimeve fillestare, Policia ka intervistuar katër persona në cilësinë e dëshmitarëve, përfshirë një zyrtar të Shërbimit Korrektues dhe tre persona të tjerë.

Për rastin është njoftuar Prokuroria, e cila ka udhëzuar që fillimisht të përpilohet shënim zyrtar lidhur me dyshimet për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Hetimet do të përqendrohen në sqarimin e rrethanave të zbulimit të substancës dhe identifikimin e personit që mund të jetë përgjegjës për posedimin e saj.

/Gazeta Sinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet formati dhe kur nis

Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

Një nga divorcet më të shtrenjta në histori? Bashkëshortja e shefit të Nvidia-s mund të marrë gjysmën e pasurisë së tij

Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar

Kokainë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë – mbi 7 gramë drogë gjenden aty ku kontrollohen vizitorët, Policia nis hetimet | Momenti