KN STEP merr çmimin e klubit më të mirë në Maqedoni, Bora Ademi me 5 rekorde, Jon Buzuku notari më i mirë

Klubi i Notit STEP ka shënuar një tjetër sukses, duke u shpallur klubi më i mirë i turneut rajonal të notit “NEMO CUP”, ku morën pjesë rreth 400 notarë.

Sponsor 3M Express

Pas triumfeve në Kampionatin e Kosovës dhe në kampionatin mbarëkombëtar Kosovë–Shqipëri “Teuta Cup”, notarët e KN STEP vazhduan me paraqitje të shkëlqyera në Maqedoninë e Veriut, duke konfirmuar formën e mirë dhe punën e vazhdueshme të klubit.

Në këtë turne, notarët e STEP arritën rezultate të rëndësishme, përmirësuan rekordet personale dhe vendosën rekorde të reja për grupmosha.

Ndër protagonistet kryesore ishte Bora Ademi, e cila vendosi pesë rekorde për grupmosha. Rekord të ri për grupmoshën e saj vendosi edhe Sumeya Reçica, në disiplinën 50 metra delfin.

Sukses të veçantë arriti edhe Jon Buzuku, i cili u shpall notari më i mirë i garës, duke dëshmuar talentin dhe potencialin e tij në notin kosovar.

Kontribut në suksesin e përgjithshëm të ekipit dhanë gjithashtu Eros Bakiu, Ema Bryma, Jana Nuza, Riga Kastrati dhe Dior Krasniqi, me paraqitjet e tyre në këtë turne.

Triumfi në “NEMO CUP” vjen pas rezultateve të shkëlqyera në garat vendore dhe mbarëkombëtare, duke e bërë këtë periudhë veçanërisht të suksesshme për KN STEP.

Klubi ka vlerësuar paraqitjet e notarëve dhe punën e gjithë ekipit, duke shprehur krenarinë për rezultatet e arritura dhe përkushtimin e sportistëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

KN STEP merr çmimin e klubit më të mirë në Maqedoni, Bora Ademi me 5 rekorde, Jon Buzuku notari më i mirë | Momenti