Klopp kërkon durim për rindërtimin e Gjermanisë: Kemi një skuadër shumë të mirë, duhet ta dëshmojmë në fushë

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jürgen Klopp, ka kërkuar më shumë durim për procesin e rindërtimit të Kombëtares, duke hedhur poshtë pretendimet se skuadra nuk ka mjaftueshëm futbollistë cilësorë.

Sponsor 3M Express

59-vjeçari, i cili mori drejtimin e përfaqësueses gjatë verës, pas largimit të Julian Nagelsmann, synon ta rikthejë Gjermaninë, katër herë kampione të botës, në mesin e kombëtareve më të mira.

Gjermania ka kaluar një dekadë të vështirë në turnetë madhorë. Eliminimi nga Paraguai në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës ishte zhgënjimi i fundit për gjermanët, të cilët kishin dështuar të kalonin fazën e grupeve edhe në edicionet e viteve 2018 dhe 2022.

Duke folur në Beograd, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Serbisë, Klopp u shpreh optimist për potencialin e futbollistëve që ka në dispozicion.

“Shpesh thuhet se futbollit gjerman i mungojnë shumë gjëra, përfshirë numri i lojtarëve të mirë, talentet e mëdha dhe futbollistët e nivelit botëror. Por unë kam një këndvështrim jashtëzakonisht pozitiv për këtë skuadër. Për të qenë i sinqertë, kemi një përzierje shumë të mirë”, deklaroi Klopp.

Ish-trajneri i Liverpoolit theksoi se nuk po e sheh situatën me naivitet, por beson se Gjermania ka cilësinë e nevojshme dhe duhet ta dëshmojë këtë në fushën e lojës.

“Nuk jam naiv dhe nuk po i shoh gjërat përmes syzeve rozë. Ne jemi vërtet shumë të mirë, thjesht duhet ta bëjmë këtë të dukshme dhe ta përkthejmë në paraqitje në fushë”, u shpreh ai.

Klopp kërkoi gjithashtu kohë për ta zbatuar projektin e tij, duke kujtuar se edhe te Liverpooli kishte pasur nevojë për durim, derisa synonte t’i kthente dyshuesit në besimtarë.

“Duhet t’i jap vetes kohë. Nëse kjo i përshtatet publikut apo jo, nuk është diçka që mund ta kontrolloj”, tha ai.

“Jemi në rrugën e duhur, edhe pse natyrisht jemi ende larg përfundimit. Megjithatë, baza që kemi ndërtuar është vërtet e mirë”, përfundoi Klopp.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës