Kina po ua merr tregun evropianëve, veturat e saj kushtojnë mbi 10 mijë euro më pak

Kina po ua merr tregun evropianëve, veturat e saj kushtojnë mbi 10 mijë euro më pak

Kina po ua merr tregun evropianëve, veturat e saj kushtojnë mbi 10 mijë euro më pak

Veturat kineze po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në tregun ndërkombëtar, ndërsa çmimet dukshëm më të ulëta po i bëjnë ato konkurruese përballë prodhuesve evropianë, japonezë dhe koreanë.

Sponsor 3M Express

Edhe pse subvencionet shtetërore luajnë rol të rëndësishëm në këtë dallim, ato nuk janë arsyeja e vetme. Sipas kompanisë konsulente AlixPartners, një prej përparësive kryesore të prodhuesve kinezë është qasja më e lehtë në lëndët e para dhe kontrolli më i madh mbi zinxhirin e furnizimit.

Sipas të dhënave të kompanisë, prodhimi i një veture elektrike kineze kushton mesatarisht rreth 20 mijë e 100 euro, ndërsa prodhimi i një veture të krahasueshme në Evropë arrin në rreth 30 mijë e 700 euro. Kjo krijon një diferencë prej më shumë se 10 mijë eurosh, e cila është e vështirë të kompensohet nga prodhuesit evropianë.

Një pjesë e madhe e avantazhit lidhet me përpunimin e lëndëve të para. AlixPartners vlerëson se 80 deri në 85 për qind e kapaciteteve botërore për rafinimin dhe përpunimin e materialeve kryesore ndodhen jashtë Evropës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme është e përqendruar në Kinë.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për industrinë e veturave elektrike, ku bateritë përbëjnë një nga komponentët kryesorë të kostos. Falë qasjes në këto materiale, prodhuesit kinezë mund t’i prodhojnë qelizat e baterive me një kosto rreth 40 euro më të ulët për kilovat-orë krahasuar me prodhuesit evropianë.

Përveç kostove më të ulëta, kompanitë kineze kanë përparësi edhe në shpejtësinë e zhvillimit të modeleve të reja. Shumë prej tyre arrijnë të zhvillojnë dhe prezantojnë një model të ri për më pak se 24 muaj.

Kjo reflektohet edhe në shitje: rreth 76 deri në 80 për qind e automjeteve të shitura nga markat kineze janë modele që kanë më pak se tre vjet në treg. Në anën tjetër, te prodhuesi gjerman Volkswagen, kjo përqindje është vetëm 34 për qind.

Kështu, epërsia e Kinës në industrinë e automjeteve nuk mbështetet vetëm te subvencionet shtetërore, por edhe te kostot më të ulëta të prodhimit, kontrolli mbi furnizimin me lëndë të para dhe aftësia për të sjellë më shpejt modele të reja në treg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar

Pse është zhytur Polonia në krizë kushtetuese? Historia e një konflikti dhjetëvjeçar