Kim Kardashian ka vazhduar promovimin e sezonit të dytë të serialit “All’s Fair” në New York, duke zgjedhur për paraqitjen e saj të radhës një fustan transparent, të punuar me grep, nga koleksioni i shtëpisë së modës “Dolce & Gabbana” për vjeshtën e vitit 1997.

Ylli amerikan, 46-vjeçar, u fotografua në rrugët e New Yorkut teksa po shkonte drejt angazhimeve promovuese për serialin e platformës Hulu.
Fustani në nuanca bordo ishte realizuar me thurje të hapur, ndërsa pjesa e dekoltesë dhe pjesa e përparme dalloheshin për qëndisjet e detajuara dhe motivet me lule.
Krijimi ishte dizajnuar në mënyrë të tillë që të brendshmet të dukeshin përmes materialit transparent.
Kim ruajti edhe stilizimin e prezantuar në sfilatën origjinale, duke e kombinuar fustanin me një sytjena të zezë me formë të strukturuar dhe të brendshme me bel të lartë.
Pamjen e kompletoi me sandale transparente me taka të larta, ndërsa flokët e gjatë të zinj i mbajti të lëshuara mbi shpinë.
Po atë ditë, Kardashian u paraqit edhe në emisionin “Good Morning America”, së bashku me kolegen e saj nga seriali, Sarah Paulson.
Për këtë paraqitje, ajo zgjodhi një tjetër krijim arkivor, një fustan nga koleksioni “Couture” i Paco Rabanne për pranverën e vitit 1989.
Veshja përbëhej nga një korse e realizuar me pllaka të vogla rrethore dhe një fund portokalli me pala, deri në dysheme.
Pas përzgjedhjes së këtyre krijimeve ikonike qëndron stilisti Law Roach, me të cilin Kim ka nisur bashkëpunimin që nga shtatori.
Gjatë promovimit të serialit, dyshja kanë rikthyer në vëmendje disa prej krijimeve të veçanta të modës nga arkivat e Yves Saint Laurent dhe modelet “Couture” të Balenciagas të viteve 1950.
Lidhja e Kim me shtëpinë italiane të modës “Dolce & Gabbana” nuk është e re. Ajo kishte qenë kuratore e sfilatës së koleksionit pranverë 2023 të brendit, e cila ishte frymëzuar nga arkivat e tij, ndërsa edhe marka e saj “Skims” ka realizuar një bashkëpunim me këtë shtëpi mode. /Telegrafi/




