Kica-Xhelili kritikon politizimin e Komisionit Hetimor: S’jemi prokurori për të hetuar personat që kanë njohur familjen e Arlindës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar atë që e ka cilësuar si politizim të punës së Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Gjatë mbledhjes së komisionit, Kica-Xhelili ka thënë se diskutimet po politizohen dhe se kjo po rrezikon ta pengojë punën e komisionit në zbardhjen e përgjegjësive institucionale.

Sponsor 3M Express

Ajo ka kundërshtuar mënyrën e përpilimit të listës së dëshmitarëve, duke thënë se në të janë përfshirë edhe persona që, sipas saj, nuk kanë lidhje me institucionet shtetërore.

Kica-Xhelili ka përmendur edhe propozimin e kryetarit të komisionit për përfshirjen e deputetit të LDK-së, Fadil Hadëgjonaj, në listën e dëshmitarëve.

“Na nuk jemi prokurori e shtetit për me hetu edhe personat fizikë që kanë mujt me njoftë familjen e Arlindës. Dhe mu ka dok bajagi absurde që keni ardhë me një propozim të tillë, duke i përfshi personat të afërm me Aleancën në rastin konkret, se është punë e prokurorisë, nuk është punë e komisionit hetimor parlamentar”, ka theksuar ajo.

Ajo ka thënë se qëllimi i komisionit duhet të jetë zbardhja e dështimeve institucionale, nga Qendrat për Punë Sociale, Policia dhe Prokuroria, deri te ministritë përkatëse dhe Zyra e Kryeministrit.

Deputetja e LDK-së ka rikujtuar se kishte kërkuar edhe përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në listën e institucioneve që do të trajtohen nga komisioni, por ky propozim nuk ishte pranuar nga shumica.

Megjithatë, ajo ka theksuar se mospajtimet për përfshirjen e dëshmitarëve apo institucioneve nuk duhet ta bllokojnë punën e komisionit.

“A din? Tash, a po dojmë me kuptu çka ka ndodhë brenda institucioneve tona? A po dojmë me kuptu çka kanë bo policët e që s’ka ditë me rregullu Ministria e Punëve të Jashtme? Çka kanë bo sistemi i drejtësisë e që ska ditë me rregullu Ministria e Drejtësisë? Çka kanë bo QPS-ja, e që s’ka pasë nashta politika, ose ka pasë prej Ministrisë për Familje? A po dojmë me bo ping-pong teatrik këtu?”, ka deklaruar ajo.

Komisioni Hetimor pranon raportin për rastin e Arlinda Zekajt, Rrahmani thotë se erdhi me vonesë

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

LDK i reagon presidentes Shiroka, kërkon rikthimin e fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

LDK i reagon presidentes Shiroka, kërkon rikthimin e fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë në Presidencë

E ngarkuara me punë e SHBA-së takon Sveçlën, diskutojnë për bashkëpunimin në siguri

E ngarkuara me punë e SHBA-së takon Sveçlën, diskutojnë për bashkëpunimin në siguri

Çfarë e dëmton më shumë mëlçinë dhe si mund ta ndihmoni atë të qëndrojë e shëndetshme?

Çfarë e dëmton më shumë mëlçinë dhe si mund ta ndihmoni atë të qëndrojë e shëndetshme?