KFOR-i zhvillon stërvitje për evakuimin e qenve të lënduar me helikopter në Kosovë

KFOR-i zhvillon stërvitje për evakuimin e qenve të lënduar me helikopter në Kosovë

KFOR-i zhvillon stërvitje për evakuimin e qenve të lënduar me helikopter në Kosovë

Ekipet italiane K9, të angazhuara në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W) të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar një stërvitje për evakuimin veterinar në Kampin Novo Selo.

Sponsor 3M Express

Gjatë ushtrimit, dy qen të specializuar për zbulimin e rreziqeve shpërthyese u trajtuan si të lënduar në mënyrë të simuluar. Bëhet fjalë për një qen të zbulimit të minave (MDD) dhe një qen të zbulimit të eksplozivëve (EDD).

Të dy qentë u stabilizuan nga ana mjekësore përpara se të evakuoheshin me helikopterin ushtarak Black Hawk.

Sipas KFOR-it, këto ushtrime synojnë të rrisin aftësinë e ekipeve K9 për të vepruar në kushte sfiduese dhe për të bashkëpunuar me ekipet e aviacionit gjatë situatave emergjente.

Përmes trajnimeve të tilla, KFOR-i synon të forcojë gatishmërinë operacionale dhe kapacitetin për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive skenarëve kompleksë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?