KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e artë”

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e artë”

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e artë”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët operacional “Shpata e artë”, në hapësirat stërvitore të kampit Vrelo.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të NATOS, në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi është organizuar në kuadër të prioritetit të këtij misioni “Ushtrohu dhe Parandalo” (Rehearse and Prevent), ndërsa pjesëmarrësit janë angazhuar në disa skenarë me intensitet të lartë, që simuluan situata komplekse emergjente.

Gjatë ushtrimit janë praktikuar procedurat e përbashkëta të komandimit, kontrollit dhe komunikimit, si dhe manovrat për kontrollin e turmave dhe trazirave, me fokus në teknikat e shtensionimit të situatave dhe menaxhimin e rendit publik.

Një pjesë e ushtrimit përfshiu edhe simulimin e evakuimit të shpejtë mjekësor të personave të lënduar, me mbështetjen e helikopterëve të KFOR-it.

Po ashtu, specialistët e KFOR-it dhe FSK-së për asgjësimin e mjeteve shpërthyese dhe menaxhimin e materialeve të rrezikshme kanë bashkëpunuar në identifikimin dhe sigurimin e mjeteve shpërthyese të simuluara, si dhe në trajtimin e rreziqeve kimike dhe mjedisore.

KFOR-i ka theksuar se ushtrimet e tilla të përbashkëta janë të rëndësishme për ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe për të siguruar që njësitë pjesëmarrëse të mund të reagojnë shpejt, në mënyrë efektive dhe të koordinuar ndaj krizave të mundshme.

Sipas misionit të NATO-s, përmes harmonizimit të taktikave dhe procedurave standarde të veprimit, institucionet forcojnë kapacitetet e përbashkëta për të parandaluar përshkallëzimin e situatave, për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve në Kosovë.

Në njoftim thuhet se përfundimi i suksesshëm i ushtrimit “Shpata e artë” dëshmon përkushtimin e KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka theksuar se misioni i këtij mekanizmi është i përqendruar te njerëzit dhe siguria e tyre.

“Ky është thelbi i misionit tonë. Bëhet fjalë për njerëzit, sigurinë e tyre dhe tonën. Për këtë jemi këtu, për ta ofruar këtë me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim”, ka deklaruar Vergori.

Ai ka theksuar rëndësinë e ushtrimit dhe ndërlidhjen e tij me mandatin afatgjatë të KFOR-it në Kosovë.

Lexo edhe

U pickua nga grerëza teksa hante ëmbëlsirë në një lokal në Itali, 35-vjeçari shqiptar përfundon në spital

U pickua nga grerëza teksa hante ëmbëlsirë në një lokal në Itali, 35-vjeçari shqiptar përfundon në spital

Mblidhet PDK-ja, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia për Apelin dhe iniciativa e re për Specialen

Mblidhet PDK-ja, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia për Apelin dhe iniciativa e re për Specialen

KFOR-i, Policia dhe FSK-ja testojnë gatishmërinë për kriza, zhvillohet ushtrimi “Shpata e artë”

KFOR-i, Policia dhe FSK-ja testojnë gatishmërinë për kriza, zhvillohet ushtrimi “Shpata e artë”