Kërcënimet ndaj Sokol Halitit nuk nisën në TikTok – Sinjali zbulon detaje të reja, paralajmërohet ankesë ndaj Policisë në Viti

Kërcënimet ndaj Sokol Halitit nuk nisën në TikTok – Sinjali zbulon detaje të reja, paralajmërohet ankesë ndaj Policisë në Viti

Kërcënimet ndaj Sokol Halitit nuk nisën në TikTok – Sinjali zbulon detaje të reja, paralajmërohet ankesë ndaj Policisë në Viti

Kërcënimet ndaj kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për të cilat është arrestuar 45-vjeçari Safet Hyseni nga fshati Smirë, dyshohet se kanë një histori disa vjeçare. Gazeta Sinjali ka siguruar informacione të reja që tregojnë se kërcënimet ndaj kryetarit nuk janë të fundit, ndërsa tashmë paralajmërohet edhe ankesë ndaj Stacionit Policor në Viti për mënyrën se si është trajtuar ky rast.

Sponsor 3M Express

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari Safet Hyseni pretendohet ta ketë kërcënuar kryetarin Haliti edhe para disa vitesh, ndërsa një tjetër kërcënim dyshohet se kishte ndodhur rreth një muaj më parë.

Situata është përshkallëzuar sërish gjatë javës së kaluar, kur në rrjetin social TikTok janë publikuar video me mesazhe kërcënuese ndaj kryetarit të Vitisë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në video thuhet : Brenda tri ditësh duhet ta lëshosh vendin.”

Mirëpo, kërcënimet dyshohet se kanë vazhduar edhe pas ndërhyrjes së parë policore.

Në njërën prej tyre, sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, dëgjohej duke thënë: “Dil në guxofsh në vendin e punës, të ruaj me kallash.”

Pas sigurimit të incizimeve, njësitë policore kanë arrestuar 45-vjeçarin.

Me urdhër verbal të Prokurorisë është kryer kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Paralajmërohet ankesë ndaj Stacionit Policor në Viti

Gazeta Sinjali mëson se nga ana e kabinetit të kryetarit të Vitisë pritet të parashtrohet ankesë ndaj Stacionit Policor në Viti, për shkak të pretendimeve se rasti i kërcënimeve nuk është trajtuar në mënyrën e duhur.

Sipas informacioneve të siguruara, pakënaqësitë lidhen me trajtimin e kërcënimeve të përsëritura ndaj kryetarit, të cilat pretendohet se kanë ndodhur në periudha të ndryshme.

Ankesa ende nuk është konfirmuar si e dorëzuar, ndërsa mbetet të shihet se cilat veprime apo mosveprime konkrete të Policisë do të kundërshtohen.

Po ashtu, nuk është sqaruar nëse kërcënimet e para disa viteve dhe ato të rreth një muaji më parë ishin denoncuar zyrtarisht, si dhe çfarë masash ishin ndërmarrë në atë kohë.

Këto pretendime kërkojnë sqarim edhe nga Policia e Kosovës, për të përcaktuar nëse procedurat e ndjekura kanë qenë në përputhje me detyrimet ligjore.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet e këtij rasti dhe pretendimet për mënyrën e trajtimit të kërcënimeve ndaj kryetarit të Vitisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Arrestohet 23 vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë, policia jep detaje

Arrestohet 23 vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë, policia jep detaje

Filkov: Nuk kam ndryshuar mendim, provimi i jurisprudencës duhet të jepet vetëm në gjuhën maqedonase

Filkov: Nuk kam ndryshuar mendim, provimi i jurisprudencës duhet të jepet vetëm në gjuhën maqedonase

Krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ende larg përmbushjes së pritjeve

Krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ende larg përmbushjes së pritjeve