Një kërcënim për bombë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje, më 12 nëntor, në stacionin hekurudhor Calais-Fréthun, në veri të Francës.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale, ndërsa prefektura e Pas-de-Calais njoftoi përmes një postimi në platformën X se situata mund të shkaktojë probleme dhe vonesa në trafikun hekurudhor.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me natyrën e kërcënimit apo masat e marra në stacion.
Burimi: Insajderi




