“Keni me i ra pishman, s’keni me mujt me flejt” – kërcënime në grupin familjar në WhatsApp, 30-vjeçari shkon te shtëpia e nënës dhe përfundon në pranga

Një grup familjar në WhatsApp është kthyer në burim kërcënimesh serioze në Prishtinë, ku një 30-vjeçar dyshohet se fillimisht u ka dërguar mesazhe kërcënuese familjarëve të tij e më pas ka shkuar te shtëpia e nënës, duke goditur derën dhe duke i kërcënuar me vrasje. Rasti ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është B. B. 30 vjeçar, ndërsa denoncimin e ka bërë nëna e tij, F. B 64 vjeçare.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 10 nëntor, rreth orës 21:30, në rrugën “Gjergj Balsha” në Prishtinë, ndërsa rasti është raportuar në Polici një ditë më vonë.

Gjatë denoncimit, 64-vjeçarja ka deklaruar se djali i saj kishte shkruar disa mesazhe kërcënuese në grupin e përbashkët familjar në WhatsApp.

“Keni me i ra pishman, s’keni me mujt me flejt”, ishin disa nga fjalët që, sipas saj, 30-vjeçari kishte shkruar në grup.

Por kërcënimet nuk kishin përfunduar me mesazhet.

Sipas deklarimit të nënës, i dyshuari kishte shkuar më pas te shtëpia e saj, kishte goditur derën dhe i kishte kërcënuar familjarët me fjalët “Ka me ju vra”.

Pas denoncimit, hetuesit kanë intervistuar edhe dy familjarë të tjerë që ishin pjesë e grupit në WhatsApp, ndërsa 30-vjeçari është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Rasti fillimisht është konsultuar me Prokurorinë kompetente për dhunën në familje, por është vlerësuar se nuk do të trajtohej në atë kuadër, për shkak se palët nuk kishin vendbanim dhe pasuri të përbashkët.

Më pas është kontaktuar Prokuroria e Shtetit, Departamenti i Përgjithshëm, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës