Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

Instagram ka prezantuar një funksion të ri që u mundëson përdoruesve të modifikojnë Story-t edhe pasi i kanë publikuar, pa pasur nevojë t’i fshijnë dhe t’i postojnë përsëri.

Sponsor 3M Express

Deri më tani, nëse një Story përmbante gabime në tekst, muzikë të gabuar apo elemente të tjera që duheshin ndryshuar, përdoruesit duhej ta fshinin dhe ta publikonin nga fillimi.

Drejtuesi i Instagramit, Adam Mosseri, ka njoftuar se përdoruesit tani mund të ndryshojnë tekstin, muzikën, stickers dhe vizatimet edhe pas publikimit të Story-t.

Për ta përdorur këtë mundësi, mjafton të hapni Story-n e publikuar, të shtypni butonin “More” në këndin e poshtëm djathtas dhe më pas të zgjidhni opsionin “Edit Story”. Pas ndryshimeve, ato mund të ruhen menjëherë.

Megjithatë, ekziston një kufizim i rëndësishëm: Story-t mund të modifikohen vetëm brenda 15 minutave nga publikimi. Pas kësaj periudhe, ndryshimet nuk lejohen më. /Telegrafi/

Lexo edhe

Florian Marku: Kur fitoja, më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba, më mori vetëm nëna

Florian Marku: Kur fitoja, më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba, më mori vetëm nëna

Zjarr në një banesë në Ferizaj, banorët evakuohen gjatë natës

Zjarr në një banesë në Ferizaj, banorët evakuohen gjatë natës

Nis “One Stop Shop” ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama e Mickoski në kufi

Nis “One Stop Shop” ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama e Mickoski në kufi