Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet për veprën penale të mashtrimit.

Si rezultat i veprimeve të ndërmarra hetimore, sipas njfotimit, hetuesit policorë në Mitrovicë të Jugut kanë arritur të zbardhin tri raste të mashtrimit me automjete.
“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e provave të siguruara, sipas të cilave dyshohet se në tri raste të ndryshme i njëjti kishte marrë vetura me qira në shfrytëzim, ndërsa më pas përmes mashtrimit i kishte paraqitur ato kinse i kishte sjellë nga jashtë vendit me qëllim të shitjes së tyre.”, thuhet në njoftim.
Gjatë veprimeve hetimore, sipas njfotimit, policia ka arritur t’i lokalizojë dhe gjejë veturat në lokacione të ndryshme.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore veturat do t’u kthehen pronarëve legjitimë.”, është thënë tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Klankosova.tv





